Zërat për një iPhone të kategorisë mid-range kanë kohë që egzistojnë dhe tashmë dihet se iPhone 9 (apo SE2) do të jetë i pari i këtij lloji për Apple.
Së fundmi, mësojmë se kompania ka një synim të qartë për këtë produkt dhe ai është tregu në rritje i Indisë si dhe rikthimi në krye në Kine, aty ku prej kohësh Huawei dhe Samsung e kanë lënë pas.
Produkti i ri do të jetë i ngjashëm me iPhone 8, ekran 4.7-inch, kamera aq cilësore sa iPhone 11 dhe i fuqizuar nga chip-i A13 i cili siguron iOS e ri dhe update për një kohë të gjatë.
iPhone 9 do të vijë në dy versione memorie: 64GB dhe 128GB me një çmim i cili mendohet të jetë $399 dhe $449.
Përsa i përket datës, iPhone 9 do të lançohet në katër-mujorin e parë të 2020 dhe duke patur parasysh se në mars Apple ka një konferencë, atëherë me shumë mundësi gjatë saj do të njihemi më në fund me iPhone-in e ri.