Çdo ditë e më shumë dëgjojmë të flitet për teknologjinë VoLTE në thirrjet përmes smartphone, por jo të gjithë e dimë se çfarë është dhe si funksionon ajo.
Voice Over LTE është një teknologji e cila përdor rrjetin 4G për të kryer telefonata të cilat përveç një cilësie tepër të lartë të audios ju mundësojnë edhe vazhdimin e navigimit në rrjet, gjë të cilën shumë prej nesh e vuajmë kur jemi duke bërë telefonata të gjata dhe jemi pa WiFi.
Të tjera veçori të VoLTE përfshijnë thirrje më të shpejta deri në 2 sekonda, kursim të baterisë deri në 50% dhe qendrueshmëri tepër të lartë.
Kjo teknologji në Shqipëri vjen ekskluzivisht në rrjetin Telekom të cilët përmes një serie të gjerë smartphone-sh ju mundësojnë të përdorni VoLTE në thirrjet tuaja. Ja se si:
1. Sigurohuni që të keni një aparat i cili suporton teknologjinë VoLTE. Klikoni këtu për listen e telefonave me VoLTE në rrjetin Telekom.
2. Aktivizoni VoLTE FALAS në çdo dyqan Telekom, ose duke telefonuar 142.
3. Pas aktivizimit në aparatin tuaj do të shfaqet ikona e VoLTE. Ju mund ta aktivizoni dhe ç’aktivizoni nga SETTINGS/NETWORK në telefonin tuaj.
4.VoLTE funksionon kur të dy krahët e telefonatës kanë VoLTE të aktivizuar në telefonat e tyre