Pas suksesit masiv të lojës fituese të çmimeve të ndryshme në Game Awards 2024, “Balatro“, gjigandi i lojërave celulare King po hyn në trendin e lojërave me kartave përmes prezantimit të “Candy Crush Solitaire” për të gjitha platformat celulare.
Sipas përshkrimit të King për lojën e re të ekskluzivitetit Candy Crush, “Candy Crush Solitaire” u ofron lojtarëve një mënyrë të freskët, emocionuese për të shijuar lojërat me karta duke përzier lojën e njohur të “tripeaks solitaire” me veçori të reja tërheqëse. Lojtarët mund të presin një përvojë strategjike, dinamike të përmirësuar, bllokuesit sfidues dhe një sistem shpërblyes progresiv, të gjitha të mbështjella në botën e gjallë të Candy Crush.”
Loja e re do të ofrohet falas për smartphone duke nisur nga 6 shkurt, dhe do të funksionojë në bazë të mikro-transaksioneve në lojë. Regjistrimi paraprak është i hapur tani në Amazon Appstore, Apple App Store, Google Play Store, Samsung Galaxy Store dhe më shumë platforma.
Përdoruesit që regjistrohen tani do të marrin shpërblime “ekskluzive” në lojë, duke përfshirë një “karta unike, 5000 monedha, katër undo dhe dy karta peshku.”
Në pronësi të Microsoft Gaming, që nga blerja e kompanisë mëmë Activision Blizzard në dhjetor 2023, krijuesi i “Candy Crush”, King, është gjithashtu i njohur për lojërat e tjera celulare si “Farm Heroes Saga“. Lojërat celulare të King luhen nga më shumë se 200 milionë përdorues aktivë mujorë, sipas kompanisë.