Netflix ka nënshkruar një marrëveshje me FIFA-n për të siguruar të drejtat ekskluzive të transmetimit në SHBA për dy turnetë e ardhshëm të Kupës së Botës për Femra, sipas një raportimi nga ESPN.
Kjo kontratë mbulon të dyja eventet e vitit 2027 dhe 2031. Asnjë entitet nuk e ka përshkruar vlerën financiare të marrëveshjes, por është raportuar të jetë kontrata më e rëndësishme që FIFA ka nënshkruar ndonjëherë me një shërbim transmetimi për një turne të madh. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e quajti atë një “moment historik për të drejtat e mediave sportive dhe një ditë vërtet historike për transmetimet dhe futbollin e grave“.
Kjo ndodhi për shkak se FIFA ndau të drejtat e medias për evente të tilla për herë të parë, e cila hyn në fuqi pasi Fox transmeton Kupën e ardhshme të Botës për meshkuj në vitin 2026.
Kupa e Botës për Femra 2027 do të mbahet në Brazil, ndërkohë që eventi i vitit 2031 nuk është përzgjedhur ende se ku do të organizohet. Kjo është një marrëveshje mjaft e madhe për Netflix, duke qenë se FIFA raportoi se plot 1.12 miliardë njerëz ndoqën Kupën e Botës për Femra 2019, të cilën e fituan SHBA.
Ky është një numër global, natyrisht, por turneu i 2023-ës regjistroi shikueshmërinë më të lartë ndonjëherë në SHBA. Netflix ka bërë lëvizje të mëdha në botën e ngjarjeve sportive të drejtpërdrejta kohët e fundit, si përshembull ndeshje Jake Paul/Mike Tyson, por platforma së shpejti do të jetë shtëpia e transmetimit javor të WWE Monday Night Raw.