Bjarke Ingels do të ndërtojë qytetin futuristik të Toyota “Woven City” pranë malit Fuji, simbol spiritual dhe kulturor për Japoninë. Arktikekti i njohur edhe në Shqipëri për projektin e tij të Teatrit Kombëtar dhe propozimin futuristik të xhamisë së re ka prezantuar në CES qytetin i cili do të zë 70 hektarë dhe do të banohet nga 2,000 persona kryesisht punëtorë dhe zhvillues të Toyota.
CEO i Toyota ka cilësuar Woven City si qytetin ideal për të testuar makinat elektrike autonome, ndërveprimin me robotët, teknologjinë e shtëpive inteligjente dhe përdorimin e inteligjënces artificiale në një ekosistem ideal të krijuar nën logon e Toyota.
Punëtorët e përzgjedhur do të kenë mundësi të jetojnë në qytet ë bashku me familjarët e tyre duke përfshirë fëmijët dhe të moshuarit të cilet sigurisht do të duhet të ndërveprojnë me jetën futuristike të Woven City.
Arkitekti danez Ingels ka zgjedhur që qyteti dhe rrugët e tij të jenë të mbushura me bimësi japoneze dhe puna për ndërtimin e tij do të nisi në 2021.
Kjo është video përshkruese e projektit të cilin ne të Geek Room ëndërrojmë ta vizitojmë një ditë.