Një grup prej dhjetra specialistë të hapsirës, satelitëve dhe antenave sapo ka nisur punën për një projekt të ri të Apple i cili ka marrë edhe konfirmimin e Tim Cook.
Sipas raportimeve të para, projekti lidhet me ndërtimin e satelitëve të cilët do të mundësojnë komunikimin e pavarur të paisjeve Apple me njëra-tjetrën pa patur nevojën e një karte sim si dhe lokalizimin më të saktë të vendodhjes.
Projekti i sapo nisur mund të zyrtarizohet pas pesë vitesh, deri atëherë do të kemi shumë për të thënë dhe ndryshuar nga sa lexuat mësiper.