Më në fund ka mbërritur produkti i parë nga bashkëpunimi i Ninja me Adidas, dhe ato duket se do të vijnë më shpejtë se sa e prisnim.
Ngjyrat e përdorura në atlete, blu dhe e verdhë, logo e Ninja dhe slogani “Time In” i bëjnë ato tepër autentike dhe shumë tërheqëse për fansat e gamerit më të famshëm në botë.
Adidas ka konfirmuar gjithashtu edhe çmimin e atleteve i cili është $150 për adult size dhe $120 për youth size.