Pak ditë para lançimit në Amerikë, Mercedes-Benz deklaron se ka vendosur të shtyjë me një vit hedhjen në treg të EQC, SUV-it elektrik i cili ka një kosto prej rreth $68.000.
Përmes një deklarate për shtyp, Daimler shpjegon vendimin me arsyen se kompania do të suportojë dhe fokusohet së pari në tregun evropian, në të cilin EQC është laçuar tashmë. Në vazhdim, Daimler pohon se ka një interes të lartë global për këtë seri edhe në USA, tregu i së cilës shpesh herë ndan vendin e dytë dhe të tretë me atë evropian, pas Kinës që zë vendin e parë.
Nga ana tjetër, gazetarët aludojnë se kompania po përdor këtë periudhë për të rivlerësuar çmimin e EQC në Amerikë pasi bateria e saj 80kWh mund të suportojë deri në 200 milje (322km) dhe me çmimin e vendosur Mercedes-Benz nuk i afrohet aspak konkurentëve.
Shifrat në Amerike rendisin Model 3 të Tesla si elektriken më të suksesshme, ndërkohë që kompani si Audi apo Jaguar po përjetojnë një periudhë jo të mirë me shitje deri në 500 makina në muaj. Volkswagen nga ana tjetër as qe ka tentuar të shesi ID 3 Hatchback në USA.