Dy nga kompanitë prodhuese më të mëdha të smartphone në botë, Apple dhe Samsung, mund të rrisin kapacitetin e baterisë falë një përmirësimi të ri teknologjik.
Sipas The Elec, një website korean, të dy kompanitë janë prezantuar me një modul mbrojtës baterie 50% më të vogël në përmasa se sa ato që përdoren sot. Furnizuesi i të dyja kompanive dhe prodhuesi i këtij moduli, ITM Semiconductor Korea, ka siguruar se ai është tashmë në gjendje pune duke i lënë në dorë vetë Samsung dhe Apple të vendosin çfarë do të bëjnë me hapsirën e mbetur bosh.
Një tjetër mundësi e shfrytëzimit të kësaj hapsire mund të jetë edhe përmasa e smartphone që mund të vijë më i hollë, edhe pse kjo mundësi qëndron shumë pas në renditje.
—
By: Brenton Benja