Një tjetër vit po mbyllet dhe Spotify ka gjetur mënyrën më cool për të përmbledhur këngët dhe artistët e tu të preferuar.
Përmes “Wrapped” të cilin tani e gjeni në hyrje të Spotify ju mund të mësoni më shumë rreth këngëve që të kanë shoqëruar këtë vit dhe çfarë është më interesantja, ti mund ti ndash ato në Instagram Story pasi formati i informacionit është i përshtatur për këtë qëllim.
Suksesi i Wrapped po duket tashmë në rrjet dhe përdoruesit e Apple Music janë të parët që po ankohen duke pushtuar Twitterin me zilinë e tyre, madje edhe duke kërcënuar se janë gati të kalojnë në Spotify.