Sa herë dëgjojme “Nokia” presim të shohim një smartphone të ri i cili jo gjithmonë është në standartin e duhur, pavarësisht vëmendjes sonë të lartë për këtë brand i cili na ka shoqëruar gjatë adoleshencës (brezi 90`)
Këtë herë kompania finlandeze ka bashkëpunuar me Flipkart, prodhuese televizorësh në Indi, për të nxjerrë në treg një kategori të re Android Smart Tv të branduar “Nokia”.
Ekrani 55-inch Ultra HD (4K) LED Smart Android Tv është i pajisur me dy speaker 24-vat të prodhuara nga JBL by Harman (një tjetër partneritet i siguruar përmes Flipkart që sheh për herë të parë kompaninë JBL të prodhojë ekskluzivisht për tregun indian)
Të tjera karakteristika janë dy portat USB, tre HDMI, HDR10, suport nga Dolby Vision dhe refresh rate 60Hz për ekranin e televizorit.
Nokia Tv do të jetë në treg nga 10 dhjetori me çmimin $589.