Të dielën, dy konkurrentë në turneun global të Apex Legends u hakuan gjatë një loje të transmetuar drejtpërdrejt, duke nxitur organizatorët që të shtyjnë turneun. Lojtarët po konkurronin në Apex Legends Global Series, një turne i organizuar për lojën popullore Apex Legends, ku do të jepen çmime me vlerë totale prej $5 milionë.
Gjatë dy ndeshjeve të veçanta, dy lojtarë të ndryshëm papritmas fituan “disa aftësi ekstra” brenda lojës. “Prit, çfarë dreqin? Unë jam duke u hakuar, unë jam duke u hakuar vëlla, unë jam duke u hakuar,“tha Genburten, duke mbajtur duart lart gjatë lojës, sipas një video të postuar në X, e cila u postua gjithashtu në kanale të shumta YouTube.
Në video duket mjaft qartë momenti kur befas Genburten fillon të shohë lojtarë të tjerë të theksuar në hartë, madje edhe ata pas mureve. Kjo është ajo që quhet “wallhack“, në thelb një mashtrim që lejon hakerët të shohin kundërshtarët përtej pengesave në lojë. Para kësaj, për një moment të shkurtër, një dritare shfaqet në ekranin e tyre, me atë që duket si një menu për një mjet që aktivizon këto hacks, i quajtur “TSM HALAL HOOK“.
Në të njëjtën kohë, chatbot-i i lojës tregon një mesazh që duket se vjen nga hakerët: “Apex hacking global serial, by Destroyer2009 &R4andom“.
Në ndeshjen tjetër, diçka e ngjashme ndodh me një tjetër lojtar konkurrues, ImperialHal, Pas këtyre hakimeve, organizatorët e turneut njoftuan se po pezullonin dhe shtynin turneun. “Për shkak të komprometimit të integritetit konkurrues të kësaj serie, ne kemi marrë vendimin për të shtyrë finalet e [Amerikës së Veriut] në këtë kohë. Së shpejti do të ndajmë më shumë informacion, ” njoftoi llogaria zyrtare e Apex Legends Esports në X.