Në një postim të ri në X, Alessandro Paluzzi ka zbuluar se Meta është duke punuar për të ofruar një shërbim të ri në Instagram të quajtur Friend Map dhe gjithashtu ka screenshots të këtij shërbimi, duke na treguar planet më të reja të rrjetit social.
Duke ndjekur informacionin që ai ndau, Friend Map, siç sugjeron emri, do t’ju tregojë vendndodhjen e miqve tuaj në një hartë të botës dhe do të shfaqë postimet e tyre në të. Plus, do t’ju lejojë gjithashtu të lini shënime në hartë. Pra, Friend Map në Instagram duket shumë e ngjashme me Snap Map të Snapchat.
Screenshot-et zbulojnë se Friend Map do t’ju lejojë të zgjidhni se cilët miq mund të shohin vendndodhjen tuaj (përfshirë aftësinë për të aktivizuar “Ghost Mode” ku mund të “Fshihni vendndodhjen tuaj të fundit aktive”) dhe të informojë njerëzit se ndarja e vendndodhjes është e enkriptuar fund-më-fund. Për më tepër, tregohet se “Vendndodhja juaj do të përditësohet vetëm kur të hapni Instagram“.
Aktualisht, nuk ka asnjë informacion se kur Meta po planifikon të nxjerrë në treg Friend Map. Megjithatë, duke parë screenshots, zhvillimi i veçorisë duket se ka përfunduar. Me këtë, kompania mund ta bëjë Friend Map të disponueshme në versionin beta të Instagram në javët e ardhshme dhe ta shpërndajë atë për publikun disa muaj më vonë pas testimit të plotë të funksionit.