Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Epirus dhe GDLS prezantojnë robotin me mikrovalë që shkatërron dronët në pak sekonda
    11 Tetor, 2025
    Përjetoni fuqi të jashtëzakonshme dhe pastrim inteligjent
    11 Tetor, 2025
    Ekosistemi i Samsung që përshtatet me ritmin e jetës modern
    10 Tetor, 2025
    Tag Heuer prezanton një orë inteligjente në bashkëpunim me New Balance
    9 Tetor, 2025
    Studimi zbulon se panelet diellore vazhdojnë të jenë funksionalë dhe pas 30 vitesh punë
    9 Tetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Smartphone-i juaj i ardhshëm mund të mos përfshijë as kabllon e karikimit në kuti
    7 Tetor, 2025
    Moto X70 Air me një dizajn super të hollë pritet të prezantohet gjatë fundit të muajit tetor
    30 Shtator, 2025
    Xiaomi prezanton serinë 17 të smartphone-ve në Kinë
    26 Shtator, 2025
    Apple adreson problemin e gërvishtjeve në serinë iPhone 17
    26 Shtator, 2025
    9 shërbime të reja që do të vijnë në smartphone-t Galaxy me One UI 8.5
    24 Shtator, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Familjet italiane padisin Instagram, Facebook dhe TikTok mbi sigurinë e fëmijëve
    9 Tetor, 2025
    WhatsApp mundëson përkthimin e mesazheve në 21 gjuhë të ndryshme
    9 Tetor, 2025
    Videoja ku drejtuesi i Instagram premton se “nuk po ju përgjojmë” shkakton polemika
    4 Tetor, 2025
    Snapchat kufizon hapësirën ruajtëse në cloud, prezanton planet e reja të abonimit për më tepër hapësirë
    30 Shtator, 2025
    Trump tregon se SHBA po arrijnë marrëveshjen me TikTok, kompania kineze do të sigurojë 1 nga 7 vende në bordin drejtues
    23 Shtator, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    SpotitEarly trajnon qentë dhe AI për të nuhatur format më të shpeshta të kancerit
    11 Tetor, 2025
    Çmimi Nobel në Mjekësi shkon për 3 shkencëtarët që bënë zbulime të rëndësishme rreth sistemit imunitar
    8 Tetor, 2025
    Çmimi Nobel në fizikë ndahet midis 3 personave për punën e tyre në mekanikën kuantike
    8 Tetor, 2025
    Bateria e re prej betoni ofron 10 herë më tepër energji se bateritë e zakonshme
    5 Tetor, 2025
    AI krijon gjenomën e viruseve që mund të shkatërrojnë bakteret
    4 Tetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Studimi zbulon se mosha mesatare e një “gamer” është 41 vjeç, ndërkohë që 41% e tyre janë femra
    11 Tetor, 2025
    Sony konfirmon se PS6 do të prezantohet brenda “disa vitesh”
    11 Tetor, 2025
    Zbulohet lista e lojërave të nominuara në Yugo Game Awards 2025, me SCUM, Blacksmith Master dhe The King si më të nominuarit
    7 Tetor, 2025
    Microsoft do të prezantojë një plan falas me reklama të Xbox Cloud Gaming
    5 Tetor, 2025
    Lojtari i Minecraft krijon një version funksional të ChatGPT brenda lojës
    1 Tetor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    CEO i Xiaomi tregon se kompania “zbërtheu” çdo pjesë të 3 Tesla Model Y për t’i studiuar në detaje
    27 Shtator, 2025
    A shkaktojnë makinat elektrike të përziera dhe si mund të zgjidhet ky problem
    14 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Polestar 5 është gati të sfidojë Porsche
    9 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Audi prezanton modelin e ri Q3 dhe “Concept C”
    9 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Mercedes-Benz prezanton një model të ri GLC tërësisht elektrik
    9 Shtator, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Tashmë ju mund të luani lojërat e Netflix në TV
    11 Tetor, 2025
    Salone del Mobile Milano sjell vizionin e tij në Riad me “Red in Progress”
    9 Tetor, 2025
    Plotësoni këtë pyetësor për të mësuar se cila racë e qenve i përshtatet stilit tuaj
    8 Tetor, 2025
    Energjia e gjeneruar nga burimet e rinovueshme tejkalon atë të gjeneruar nga termocentralet
    8 Tetor, 2025
    Sonic The Hedgehog do të jetë ambasador zyrtar i Lojërave Olimpike
    7 Tetor, 2025
Search
Duke lexuar: Kia prezanton Platform Beyond Vehicle gjatë CES 2024 për të shkuar përtej lëvizshmërisë
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Cars > Kia prezanton Platform Beyond Vehicle gjatë CES 2024 për të shkuar përtej lëvizshmërisë
Cars

Kia prezanton Platform Beyond Vehicle gjatë CES 2024 për të shkuar përtej lëvizshmërisë

Last updated: 22 Gusht, 2024 12:49 pm
Ndaj
6 Min lexim

Prania e Kia në CES 2024 shënon një rikthim në eventin më të madh të teknologjisë pas një mungese pesëvjeçare. Gjatë këtij eventi Kia ka zbuluar strategjinë e saj të së ardhmes Platform Beyond Vehicle (PBV) në CES 2024 në Las Vegas dhe ne në Geek Room jemi gati t’ju tregojmë detajet më të reja rreth këtij projekti. PBV i Kia-s fillimisht do të bazohet rreth prezantimit të një automjeti krejtësisht të ri modular, të përfaqësuar nga Kia Concept PV5.

Ky vizion i ardhshëm u prezantua së bashku me një plan me shumë faza që do të shohë PBV-të të revolucionarizojnë industrinë e lëvizshmërisë duke ndihmuar në avancimin e ambicieve të Hyundai Motor Group në robotikë, Lëvizshmërinë e Avancuar Ajrore (AAM) dhe drejtimin autonom.

Kia PBV janë një zgjidhje komplete e lëvizshmërisë që kombinon EV-të me zgjidhjet e avancuara softuerike të bazuara në strategjinë software-to-everything të Hyundai Motor Group ose SDx. Si një platformë përtej automjeteve, Kia PBV do të hapë derën për biznese dhe stile jetese të reja duke ridefinuar konceptin e hapësirës falë interiorëve të avancuar dhe të përshtatur që ofrojnë liri dhe fleksibilitet.

“Biznesi PBV i Kia përfaqëson vizionin tonë për të shkuar përtej konceptit tradicional të automjeteve duke përmbushur nevojat e paplotësuara të klientëve dhe komuniteteve të ndryshme përmes automjeteve dhe shërbimeve të optimizuara që u shërbejnë rrethanave specifike të tregut dhe biznesit,” tha Ho Sung Song, president dhe CEO i Kia. ​

Një vizion për të ardhmen e lëvizshmërisë

Lançimi i PBV do të angazhojë kompaninë për të siguruar një gamë të larmishme të llojeve të automjeteve të personalizuara për të përmbushur kërkesat individuale të klientëve. E vendosur për të kapërcyer të gjitha ofertat ekzistuese kufizuese dhe njëdimensionale të produkteve të industrisë, Kia beson se qasja e saj e re ndaj PBV-ve mund të ndihmojë në zgjidhjen e sfidave të lëvizshmërisë të hasura nga individë dhe organizata me mundësi të kufizuara transporti. Hapi i parë i kësaj nisme të re do të jetë prezantimi i Kia PV5, e cila është dizenjuar për të plotësuar kërkesat individuale të përdoruesve.

Dizenjuar për ta bërë jetën e përdoruesve më të lehtë

Duke përdorur teknologjinë “Easy Swap” për të adresuar në mënyrë fleksibël kërkesat e ndryshme të klientëve, një shasi e vetme automjeti mund të përdoret për të përmbushur nevojat e shumta të lëvizshmërisë. Pas një zone fikse, ose ‘zonës së shoferit’, një sërë ndërveprimesh ose ‘module të jetës’, mund të lidhen me automjetin nëpërmjet një teknologjie hibride elektromagnetike dhe mekanike bashkuese, duke e kthyer PBV në një taksi gjatë ditës, në një furgon natën dhe një automjet personal rekreativ gjatë fundjavave.

Modularizimi është bërë i mundur më tej falë strukturës së trupit pa saldim “Dynamic Hybrid”, i cili mundëson që gjatësia e pjesëve të lëvizshme të rregullohet në mënyrë fleksibël sipas qëllimit të përdorimit të automjetit. Dizajni i PBV të Kia-s është frymëzuar nga mjete rezistente, të thjeshta dhe inteligjente dhe shkon përtej pamjes estetike.

Inspirimi shndërrohet në realitet

Në përputhje me fazën e parë, versione të ndryshme të PV5 do të jenë të disponueshme, duke përfshirë versionet Basic, Van, High Roof dhe Chassis Cab. Në të ardhmen, Kia planifikon gjithashtu të prezantojë një model Robotaxi të zhvilluar së bashku me Motional (një sipërmarrje e përbashkët midis HMG dhe Aptiv), e cila synon të sigurojë një përvojë revolucionare autonome për pasagjerët. Gjatë fazës së dytë, ekosistemi PBV do të plotësohet nga dy modele të tjera, ‘PV7’ dhe ‘PV1’, duke përdorur sisteme të ndryshme për të përmirësuar ndërveprimin dhe lidhjen midis automjeteve bazuar në konceptin modular.

PV7 — Produkti më i madh në linjë, i karakterizuar nga një hapësirë e brendshme më e madhe, fushëpamja e gjerë dhe funksionalitete të përmirësuara.

PV1 — Produkti më i vogël në linjë, PV1 është optimizuar për transport logjistik të shpejtë dhe në distanca të shkurtra, duke përdorur module lëvizëse për të minimizuar rrezen e kthimit edhe në hapësira të ngushta.

Arritja përtej lëvizshmërisë, qëndrueshmëria

Duke mundësuar nivele të paprecedentë fleksibiliteti, modelet PBV të Kia do të ripërcaktojnë mënyrën se si klientët mund të jetojnë jetën e tyre. Dizajni që shtyn kufijtë do të krijojë ambiente të reja të brendshme të automjeteve për një të ardhme më të mirë dhe do të zgjerohet si në hapësirat e lëvizshme ashtu edhe në ato të palëvizshme, duke përmirësuar jetën e përditshme, punën dhe kohën e lirë.

Gjatë rrjedhës së këtij transformimi, Kia ka arritur një sërë synimesh të rëndësishme të qëndrueshmërisë në rrugën e saj për t’u bërë një ofrues i zgjidhjeve të qëndrueshme të lëvizshmërisë, duke përfshirë zbatimin e 10 artikujve të qëndrueshëm të domosdoshëm që do të aplikohen në të gjitha linjat e reja Kia për të arritur qëndrueshmëri në shkallë të gjërë.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Në CES 2024 Samsung prezanton vizionin e tij  ‘AI për të gjithë’
Tjetra OODA planifikon të ndërtojë në Tiranë “Hora Vertikale”, një kullë të përbërë nga 13 kubë të mbivendosur

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
Happy App
airhelp airhelp
Allweb
banner

Lajmet e fundit

SpotitEarly trajnon qentë dhe AI për të nuhatur format më të shpeshta të kancerit
Science
11 Tetor, 2025
Studimi zbulon se mosha mesatare e një “gamer” është 41 vjeç, ndërkohë që 41% e tyre janë femra
Gaming
11 Tetor, 2025
Tashmë ju mund të luani lojërat e Netflix në TV
Entertainment
11 Tetor, 2025
Epirus dhe GDLS prezantojnë robotin me mikrovalë që shkatërron dronët në pak sekonda
Tech
11 Tetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Cars

Baidu prezanton makinat elektrike self-driving që kushtojnë $37,000 dhe mund të kontrollohen përmes një aplikacioni

23 Korrik, 2022
Cars

Kia EV6 GT: një pikë referimi në segmentin crossover me performancë të lartë

11 Gusht, 2022
Tech

Startup-e globale, investitorë dhe ekosisteme nga 80 vende mblidhen në Berlin për të nxitur ekosistemin teknologjik të Evropës prej 2.95 trilionë eurosh

18 Maj, 2025
Mobile

Njihuni me serinë e re të smartphone-ve nga Apple, iPhone 15

12 Shtator, 2023

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?