Nothing ka vendosur të tërheqë versionin beta të Nothing Chats nga dyqani i Google Play, duke thënë se “po shtyn lançimin deri në njoftimin e mëtejshëm” ndërsa rregullon “disa bugs“. Aplikacioni u lançua në versionin beta dje pasi u prezantua në fillim të kësaj jave.
Nothing Chats premtoi t’i lejonte përdoruesit e Nothing Phone 2 të dërgonin mesazhe me iMessage me flluska blu, por kjo gjë do të arrihej përmes Sunbird, i cili ofron platformën, duke u identifikuar me llogaritë e iCloud të përdoruesve në serverët e tij Mac Mini, gjë që duket mjaft normale në pamje të parë.
Tërheqja nga Play Store erdhi pasi përdoruesit shpërndanë gjerësisht një blog nga Texts.com që tregonte se mesazhet e dërguara me sistemin e Sunbird nuk janë në të vërtetë të enkriptuara – dhe se nuk është e vështirë ta cënosh sigurinë e Sunbird.
9to5Google vuri në dukje një thread nga Dylan Roussel, i cili zbuloi se një pjesë e zgjidhjes së Sunbird përfshin deshifrimin dhe transmetimin e mesazheve duke përdorur HTTP në një server të cloud-syncing Firebase dhe ruajtjen e tyre atje në formën e një teksti të thjeshtë të jo të koduar.
Blogu gjithashtu thekson se kompania mund të shikojë mesazhet në panelin e saj Sentry, duke kundërshtuar drejtpërdrejt pretendimin nga FAQ-të e Nothing se askush në Sunbird nuk mund të ketë akses në mesazhet që dërgohen ose pranohen.
Sunbird pretendoi dje se HTTP “përdoret vetëm një herë si pjesë e kërkesës fillestare nga aplikacioni që njofton për lidhjen e ardhshme të iMessage“.