Spekulimet rreth iPhone SE 4 kanë ndryshuar shumë gjatë 18 muajve të fundit, por disa raportime të reja kanë paraqitur pamjen më të qartë të asaj që mund të jetë iPhone SE 4.
Sipas një burimi të paidentifikuar të MacRumors, iPhone SE 4 do të kalojë nga ekrani aktual 4.7 inç në atë 6.1 inç, falë dizajnit të tij që bazohet në modelin bazë të iPhone 14. Por iPhone SE i gjeneratës së katërt me sa duket nuk do të jetë thjeshtë një version me çmim të përballueshëm i iPhone 14, por ai mund të pajiset dhe me Action Button që gjendet vetëm në modelet Pro të iPhone 15, si dhe një portë USB-C.
Përfshirja e USB-C nuk do të ishte një surprizë, por Action Button do të ishte më befasues duke pasur parasysh që nuk është as i disponueshëm në iPhone 15 ose iPhone 15 Plus. Kjo gjë lë të kuptohet se sa larg do të jetë periudha e lançimit të iPhone SE 4, pasi ai mund të arrijë vetëm kur Action Button të jetë prezent dhe në modelet bazë të iPhone.
Raportime të tjera tregojnë se telefoni me çmim të përballueshëm nga Apple do të ketë një kamera të vetme 48 MP dhe një ekran të ri OLED nga iPhone 14 me Face ID. Të gjitha këto specifika mund të bindin shumë përdorues të mos shpenzojnë shuma të mëdha parash në iPhone-t e rinj, mirëpo problemi kryesor mund të jetë modemi i telefonit.
Apple po teston modemin e saj të ri 5G në iPhone SE 4, por tani ka informacione të forta se ky modem nuk do të vihet në përdorim deri në vitin 2026 (ose potencialisht te iPhone 18).