Reality show më i ri Squid Game: Challenge po vjen më në fund, në datën 22 nëntor!
Frymëzuar nga seriali origjinal Squid Game, ky show i ri nga Netflix do të shfaqë 456 lojtarë të vërtetë të cilët do të konkurrojnë përmes një serie lojërash që janë të ngjashme ose të frymëzuara nga seriali që theu rekorde shikueshmërie – vetëm se këtë herë ata nuk do të vdesin në të vërtetë.
Në videon e re të promovimit për këtë show të shpërndarë në kanalin e Netflix në YouTube të premten, mund të shikojmë një burrë të veshur me një nga kostumet e kuqe ikonike të shfaqjes që thotë: “Kujdes lojtarë. Tani do të konkurroni për reality show-n me çmimin më të madh për fituesin në histori.” Numërimi mbrapsht tregoi më pas një çmim të pabesueshëm në para prej $4,560,000.
Konkurrentët e veshur me tutat e famshme jeshile dhe të bardha të spektaklit dukeshin të mahnitur teksa ecnin në set për herë të parë. “Ju po talleni me mua,” tregoi një person ndërsa grumbujt e parave ranë në një glob transparent. “4.56 milionë dollarë?” tha një tjetër. “Njerëzit bëjnë gjëra shumë më të këqija për shumë më pak para.”
Young-Hee – kukulla rrëqethëse që zbulon nëse lojtarët janë ende duke lëvizur gjatë lojës “Red Light, Green Light” – u shfaq gjithashtu në këtë video, së bashku me skenat e lojtarëve që përpiqeshin ta arrinin në vijën e finishit pa “u qëlluar”.