WhatsApp po përgatitet të bëjë disa ndryshime të mëdha në dizajnin e platformës, si në iOS dhe në Android. Persona me njohuri rreth kësaj teme trgojnë se ky ndryshim do të vijë pranë përdoruesve brenda disa muajsh.
Ndër ndryshimet e para që mund të vëmë re janë ngjyrat dhe vendosja e butonave me funksione të reja. Një tjetër shërbim i përmirësuar është ai i filtrimit të chats, ku ju do të keni mundësinë të kategorizoni bisedat në “All”, “Unread”, “Personal” dhe “Business”.
Ndërsa shumë veçori janë ende në fazat e zhvillimit, burimet pohojnë se disa prej tyre janë duke u testuar në WhatsApp Beta – një program që lejon përdoruesit të provojnë veçoritë përpara se ato të prezantohen më gjerësisht. Imazhet gjithashtu lënë të kuptohet se ngjyrat e reja janë testuar më tepër në versionet iOS të WhatsApp, me njoftime dhe skeda të ndërruara nga ngjyra blu në një nuancë më të përshtatshme të ngjyrës së gjelbër. Ndërkohë, i ashtuquajturi ‘2.23.18.18 Android test’ thuhet se ka testuar vendosjen e një teksti “WhatsApp” në krye të aplikacionit.
Një tjetër shërbim i mirëpritur që pritet të vijë në WhatsApp është dhe mbështetja për llogari të ndryshme, pra ju do të mund të lëvizni brenda një aplikacioni midis dy llogarive të ndryshme.