Çdo gjëje të mirë i vjen fundi, dhe kjo thënie është e përshtatshme për disa pajisje Galaxy, të cilat nuk do të marrin më përditësime të reja të software-it nga kompania.
Disa pajisje Galaxy që u lançuan në vitin 2019 do të përjashtohen nga mbështetja e kompanisë, që do të thotë se këto pajisje nuk do të marrin ndonjë përditësim të madh apo të vogël në të ardhmen. Le të shikojmë më poshtë një listë me pajisjet që nuk do të përditësohen:
- Galaxy S10, S10+, dhe S10e
- Galaxy X Cover 4S
- Galaxy A80
- Galaxy A40
- Galaxy A10
- Galaxy A30
- Galaxy A50
- Galaxy Tab A10.1 (2019)
- Galaxy Tab S5e
- Galaxy Tab S6
Sidoqoftë, Samsung ndonjëherë nxjerr përditësime ekstra për të përmirësuar sigurinë e këtyre pajisjeve. Për shembull, pajisjet e serisë Galaxy S10 tashmë e kanë kaluar vitin e katërt, kështu që kompania kishte ndaluar së ofruari përditësime të reja pas update-it të sigurisë të marsit 2023. Por çuditërisht, një përditësim i ri është vërejtur në disa operatorë amerikanë, duke përfshirë Verizon, T-Mobile, MetroPCS dhe US Cellular.