Samsung Electronics ka njoftuar fillimin e shitjeve të pajisjeve Bespoke JET AI, fshesa me korent me fuqi të lartë thithëse, inteligjencë artificiale të integruar dhe veçori vetë zbrazëse. Për më tepër, Bespoke JET AI u ofron konsumatorëve përvoja të përmirësuara dhe të personalizuara pastrimi.
Fshesa me korrent më e fuqishme dhe më funksionale e Samsung deri më tani
Bespoke Jet AI e pajisur me një fuqi motorike deri në 280 W dhe një peshë ultra të lehtë, e bën atë fshesën më të fuqishëm të Samsung deri më sot dhe gjithashtu u mundëson përdoruesve rehati në përdorim.
Për më tepër, Bespoke Jet AI u ofron përdoruesve të pastrojnë më gjatë, pa pasur nevojë për të karikuar pajisjen, pasi përmban një kohë funksionimi prej 100 minutash. Kjo falë baterisë 4500 mAh, e cila është e optimizuar për të ruajtur 70% të performancës së saj. Bespoke JET AI u ofron gjithashtu konsumatorëve një përzgjedhje të larmishme furçash dhe aksesorësh për përvoja pastrimi të personalizuara. Furça Active Dual ofron pastrim efikas në të gjitha llojet e dyshemeve dhe ndriçim të integruar LED për të nxjerrë në pah pluhurin në vendet e errëta dhe të ndëlikuara.
Pastrim i bazuar në AI për përvoja më inteligjente
Me modalitetin e tij krejtësisht të ri me inteligjencë artificiale të integruar, Bespoke JET AI është në gjendje që të pastrojë në mënyrë më efektive çdo hapësirë. Falë sensorëve dhe kontrolluesit të lëvizjes, Bespoke Jet mund të përcaktojë llojin e dyshemesë në mënyrë që të sigurojë pastrim të optimizuar dhe efikasitet maksimal të baterisë.
Gjithashtu, modaliteti i pastrimit i integruar me inteligjencë artificiale i Bespoke JET AI është i aftë të reduktojë konsumin e baterisë deri në 14%, duke ofruar përdorim më të gjatë në çdo kohë.
Përveç modalitetit të pastrimit me AI të Bespoke JET, edhe opsionet si, SmartThings dhe Smart Wi-Fi i mundësojnë përdoruesit të personalizojnë funksionalitete të fshesës së tyre për rezultate sa më fantastike pastrimi.
Bespoke Jet AI All-in-One Clean Station ofron pastrim më higjienik
Fshesa Bespoke Jet ,u ofron konsumatorëve zgjidhje të përshtatshme pastrimi në dizajn premium.
Funksionaliteti inovatin i koshit vetë zbrazës të pluhurave të grumbulluara, e mundësuar nga teknologjia e fuqishme Air Spin Edge e Bespoke rrotullon Spinning Cyclone me një shpejtësi deri në 1000 RPM për të eleminuar të gjitha mbetjet, duke përfshirë edhe grimcat që mund të kenë ngecur në koshin e pluhurave.
Gjithashtu, Bespoke Jet AI All-in-One Clean Station, ofron gjithashtu mbyllje automatike të kapakut për zbrazje më të pastër dhe higjienike të koshit të pluhurave pas çdo përdorimi, me një performancë të fuqishme të përthithjes së pluhurit përmes sistemit të filtrimit me shumë shtresa, i cili kap 99,999% pluhurin e imët dhe 99% të qimeve.
Për të mësuar më tepër rreth pajisjes Bespoke Jet™ AI, e cila u ofron përdoruesve përvoja pastrimi të përmirësuara, ju lutemi vizitoni Samsung.com.