The Elec raporton se Apple i dha dritën jeshile Samsung për të filluar prodhimin e paneleve OLED për të katër modelet e ardhshme të iPhone 15. Megjithatë, faza e Production Validation Testing (PVT) nuk ka nisur ende për dy furnizuesit e tjerë të ekraneve OLED – LG dhe BOE.
Persona të ndryshëm që kanë njohuri mbi këto ngjarje tregojnë se BOE është prapa planit pasi ka probleme me rendimentin. Shumica e paneleve që dalin nga fabrikat e BOE kanë rrjedhje të lehta rreth prerjes për të ashtuquajturin Dynamic Island.
Nëse ato nuk trajtohen siç duhet, Samsung mund të përfundojë aktualisht si i vetmi furnizues OLED. Disa madje besojnë se BOE do të lihet jashtë kontratës këtë vit , dhe Samsung do të përfitojë nga situate duke marrë porositë e mbetura. Me shumë mundësi gjithçka do të qartësohet në muajt në vijim.