Ndoshta ju ka qëlluar të qëndroni për një kohë të gjatë në rreshtin e verave në dyqane, pasi nuk dini se cila prej tyre do t’ju shijonte me të vërtetë, mirëpo tashmë ekziston një zgjidhje.
Sippd është një aplikacion i ri që mëson rreth shijeve tuaja për verën duke u bazuar në 7 pyetje rreth ngjyrës, formës së shishes dhe ëmbëlsisë që ju preferoni. Pasi të keni plotësuar këto pyetje, mjafton që të shkoni në dyqan, të merrni një shishe dhe të skanoni etiketën që gjendet në të dhe pjesën tjetër të punës lërjani AI.
@sammypur The only way I will buy wine from now on ?you need the @Sippd app!! #winehack #winelovers #winehaul ♬ Bee Gees – More Than A Woman – <3
Pasi të ketë analizuar etiketën, Sippd do t’ju ofrojë një rezultat përfundimtar nëse kjo shishe vere i përshtatet shijeve tuaja. Ky aplikacion do të ofrojë gjithashtu disa shënime mbi këtë verë, si mund ta shoqëroni me ushqime të ndryshme, informacione mbi çmimin si dhe vlerësimin e marrë nga komuniteti i përdoruesve.
Blake Hershey, CEO dhe bashkëthemelues i këtij aplikacioni tha në një deklaratë: “Shpesh herë zgjedhja e një vere në restorante apo dyqane mund të jetë e lodhshme, dhe ne besojmë se zgjedhja e një vere për të konsumuar nuk duhet të na vendosë në një presion kaq të madh. Prandaj ne krijuam Sippd. Platforma jonë AI mëson më tepër rreth shijeve tuaja përmes disa pyetjesh të shkurtra, dhe më pas arrin të rekomandojë verëra që i përshtaten mjaft mirë profilit tuaj.”