Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
    20 Korrik, 2026
    Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
    20 Korrik, 2026
    Prindërit do të lajmërohen nga Meta nëse regjistrohen biseda për “vetëlëndim” mes fëmijëve dhe Meta AI
    17 Korrik, 2026
    Netflix tregon se ka përdorur AI në të “rreth 300” tituj këtë vit
    17 Korrik, 2026
    Google Images prezanton ndërfaqen e re të inspiruar nga Pinterest
    16 Korrik, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Publikohen në rrugë jo-zyrtare pamjet e para të smartphone-it robotik të Honor
    18 Korrik, 2026
    Nokia rikthen telefonët klasikë, por me një buton AI të dedikuar
    18 Korrik, 2026
    BE vendos 2 rregulla të reja për Google të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si asistentët AI funksionojnë në pajisjet Android
    17 Korrik, 2026
    Dhe pse telefoni juaj mund të duket sikur po merr flakë, asnjëherë mos tentoni ftohjen e menjëhershme
    16 Korrik, 2026
    Njihuni me emoji-t e reja që do të vijnë së shpejti në smartphone-t tuaj
    16 Korrik, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    TikTok teston shërbimin e ri për mbrojtjen e krijuesve nga rikrijimet me AI
    18 Korrik, 2026
    Spotify i bashkohet trendit dhe ofron një AI chatbot në platformë
    15 Korrik, 2026
    Si të rezervosh username-in tënd në WhatsApp
    1 Korrik, 2026
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë se 2 persona me mendime shumë të sinkronizuara performojnë më dobët në detyra komplekse
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët skocezë dizenjojnë vazon e re që rritet së bashku me bimën e mbjellë në të
    4 Korrik, 2026
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Analistët tregojnë se shitjet e GTA 6 mund të sigurojnë $3-5 miliardë vetëm në javën e parë
    17 Korrik, 2026
    Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit
    15 Korrik, 2026
    PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive
    13 Korrik, 2026
    Sony do të ndalojë së prodhuari disqe për lojërat e PlayStation në 2028
    2 Korrik, 2026
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari tregon se “nuk e priste” një reagim kaq negativ të publikut ndaj makinës elektrike Luce
    11 Korrik, 2026
    McLaren prezanton dizajnin grafik të MCL40 të krijuar në bashkëpunim me Gemini që do të përdoret në Çmimin e Madh të Britanisë
    2 Korrik, 2026
    Aty Ku Siguria Takon Luksin: Pse Volvo Mbetet Zgjedhja Ideale për Udhëtimet tuaja këtë Verë   
    2 Korrik, 2026
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
    21 Korrik, 2026
    Sunny Hill 2026: Prishtina gati të mirëpresë yjet e njohura si Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi
    15 Korrik, 2026
    Nuhatja e çokollatës së zezë para stërvitjes në palestër përmirëson performancën tuaj
    13 Korrik, 2026
    Volkswagen po ”punëson” 100 dele në një fermë me panele diellore në Poloni
    10 Korrik, 2026
    Milioneri që planifikon të jetojë përgjithmonë diagnostikohet me një sëmundje autoimune të pashërueshme
    10 Korrik, 2026
Search
Duke lexuar: Ja se si po përpiqet Bashkimi Evropian të rregullojë përdorimin e inteligjencës artificiale
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Ja se si po përpiqet Bashkimi Evropian të rregullojë përdorimin e inteligjencës artificiale
Tech

Ja se si po përpiqet Bashkimi Evropian të rregullojë përdorimin e inteligjencës artificiale

Last updated: 28 Qershor, 2023 4:15 pm
Ndaj
4 Min lexim

Si pjesë e strategjisë dixhitale, BE dëshiron të rregullojë inteligjencën artificiale (AI) për të siguruar kushte më të mira për zhvillimin dhe përdorimin e kësaj teknologjie inovative.

Në prill 2021, Komisioni Evropian propozoi strukturën e parë rregullatore të BE-së për AI. Në të thuhej se sistemet e AI që mund të përdoren në aplikacione të ndryshme duhet të analizohen dhe klasifikohen sipas rrezikut që paraqesin për përdoruesit. Nivelet e ndryshme të rrezikut do të përcaktojnë një rregullim më të lehtë ose më të fortë.

Prioriteti i Parlamentit është të sigurohet që sistemet e AI të përdorura në BE të jenë të sigurta, transparente, të gjurmueshme, jodiskriminuese dhe miqësore me mjedisin. Sistemet e AI duhet të mbikëqyren nga njerëzit, në vend të automatizimit, për të parandaluar rezultate të dëmshme.

Rrezik i papranueshëm

Sistemet e AI me një rrezik të papranueshëm janë sisteme që konsiderohen si kërcënim për njerëzit dhe do të ndalohen. Ato përfshijnë:

  • Manipulimi kognitiv i sjelljes së njerëzve ose grupeve specifike të cenueshme: për shembull lodra të aktivizuara me zë që inkurajojnë sjellje të rrezikshme tek fëmijët
  • Vlerësimi social: klasifikimi i njerëzve në bazë të sjelljes, statusit socio-ekonomik ose karakteristikave personale
  • Sistemet e identifikimit biometrik në kohë reale dhe në distancë, të tilla si njohja e fytyrës

Mund të lejohen disa përjashtime: Për shembull, sistemet të identifikimit biometrik të mëvonshëm në distancë ku identifikimi ndodh pas një kohe të konsiderueshme do të lejohen të përdoren në hetmiet për krimet e rënda, por vetëm pas miratimit të gjykatës.

Rrezik i lartë

Sistemet e AI që ndikojnë negativisht në sigurinë ose të drejtat themelore do të konsiderohen me rrezik të lartë dhe do të ndahen në dy kategori:

1) Sistemet e AI që përdoren në produktet që janë në përputhje me legjislacionin e BE-së për sigurinë e produkteve. Këtu përfshihen lodrat, aviacioni, makinat, pajisjet mjekësore dhe ashensorët.

2) Sistemet e AI që përfshihen në tetë fusha specifike që do të duhet të regjistrohen në një bazë të dhënash të BE-së:

  • Identifikimi biometrik dhe kategorizimi i personave fizikë
  • Menaxhimi dhe funksionimi i infrastrukturave kritike
  • Arsimi dhe formimi profesional
  • Punësimi, menaxhimi i punëtorëve dhe aksesi në vetëpunësim
  • Qasja në shërbimet thelbësore private, shërbimet publike dhe përfitimet publike
  • Zbatimi i ligjit
  • Menaxhimi i migrimit, azilit dhe kontrollit kufitar
  • Ndihmë në interpretimin dhe zbatimin ligjor të ligjit.

Të gjitha sistemet e AI me rrezik të lartë do të vlerësohen përpara se të hidhen në treg dhe gjithashtu gjatë gjithë ciklit të tyre të jetës.

AI gjeneruese

Inteligjenca artificiale gjeneruese, si ChatGPT, do të duhet të përputhet me kërkesat e transparencës:

  • Duhet treguar qartë se përmbajtja është krijuar nga AI
  • Dizenjimi i modelit për të parandaluar që AI të gjenerojë përmbajtje të paligjshme
  • Publikimi i një përmbledhje e të dhënave me të drejtë autori të përdorura për trajnim

Rrezik i kufizuar

Sistemet e inteligjencës artificiale me rrezik të kufizuar duhet të përputhen me kërkesat minimale të transparencës që do t’i lejojnë përdoruesit të marrin vendime të informuara. Pas ndërveprimit me aplikacionet, përdoruesi mund të vendosë nëse dëshiron të vazhdojë ta përdorë atë. Përdoruesit duhet të ndërgjegjësohen kur ndërveprojnë me AI. Kjo përfshin sistemet e AI që gjenerojnë ose manipulojnë përmbajtjen e imazhit, audio ose video, për shembull deepfakes.

Hapat e ardhshëm

Më 14 qershor 2023, eurodeputetët miratuan qëndrimin negociues të Parlamentit për Aktin e AI. Bisedimet do të fillojnë tani me vendet e BE-së në Këshill për formën përfundimtare të ligjit. Synimi është të arrihet një marrëveshje deri në fund të këtij viti.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Shkencëtarët arritën të parashikonin me saktësi pasurinë e individëve të ndryshëm duke u bazuar vetëm në postimet e tyre në rrjetet sociale
Tjetra Kjo pilulë e re elektronike godet vazhdimisht stomakun për të rregulluar urinë

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
Entertainment
21 Korrik, 2026
Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
Tech
20 Korrik, 2026
Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
Tech
20 Korrik, 2026
Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
Science
20 Korrik, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Apple përgatitet të konkurojë Samsung me “Apple Ring”

21 Shkurt, 2024
Tech

SHBA ndalojnë qytetarët që të investojnë në teknologjitë e zhvilluara nga kompanitë kineze

14 Gusht, 2023
Tech

Eventi më i madh ndër vite i Samsung do të organizohet në 10 korrik

26 Qershor, 2024
Tech

Gatimi i zgjuar fillon me zgjedhjen e duhur

14 Shkurt, 2026

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?