Aplikacioni i ChatGPT ka vetëm pak ditë që ka ardhur drejt përdoruesve të pajisjeve iPhone, megjithatë disa përdorues kanë mbetur të pakënaqur dhe kanë raportuar disa probleme në lidhje me aplikacionin.
Shumë përdorues të Reddit kanë raportuar se bateria e pajisjeve të tyre është shkarkuar shumë shpejt gjatë përdorimit të aplikacionit të ChatGPT. Një tjetër problem i raportuar është dhe mbinxehja e pajisjeve, gjë që mund të shkaktojë rënien e shpejtë të baterisë.
Për momentin duket se nuk ka asnjë zgjidhje të shpejtë të këtyre problemeve që lidhen me aplikacionin e ChatGPT. Sugjerimet e përdoruesve të ndryshëm në Reddit për të çaktivizuar haptic feedback në iPhone duket se nuk arrijnë të adresojnë këtë problem.
Surprizues është fakti se OpenAI nuk ka folur aspak në lidhje me këtë fenomen në një deklaratë, duke mos adresuar problemet e raportuara. Përdoruesit mezi po presin ofrimin e një update-i të ri nga OpenAI për të rregulluar problemet në ChatGPT, pasi në të kundërt ky aplikacion nuk mund të funksionojë siç duhet.
Për të shmangur probleme të tilla ne ju rekomandojmë të përdorni versionin e ChatGPT për web, i cili është i qëndrueshëm dhe nuk shkakton rënien e menjëhershme të baterisë apo mbinxehje të pajisjeve.