Prej disa kohësh Apple ka nisur të punojë për të krijuar një pajisje të re AR/VR, dhe pavarësisht paralajmërimeve nga inxhinierët se pajisja nuk është ende gati, Tim Cook po përgatitet për ta prezantuar këtë produkt gjatë eventit WWDC të këtij viti.
Dhe pse pjesa më e madhe e informacioneve është përqëndruar në hardware dhe aftësitë e pajisjes, Apple po punon për diçka më të madhe dhe po përgatit disa aplikacione për të testuar eksperiencën e përdorimit të këtij produkti.
Raportimet tregojnë se kompania ka punuar me një numër shumë të vogël zhvilluesisht për të optimizuar aplikacionet si FaceTime, iMessage, Apple Arcade dhe Apple Fitness për sistemin e ri AR/VR.
Gjithashtu ndërlidhja e kësaj pajisje do të zgjerohet për të komunikuar më mirë me Apple Watch dhe AirPods. Gjatë kohëve të fundit kemi parë që Apple ka investuar në sported si Major League Soccer dhe Major League Baseball, të cilat me shumë mundësi do të mund të ndiqen nëpërmjet pajisjes VR.
Pritet që ndërfaqja e këtij produkti të kontrollohet përmes lëvizjeve të duarve dhe syve, së bashku me një “kurorë dixhitale” të ngjashme me atë që gjendet në Apple Watch apo AirPods Max.
Çmimi mund të jetë disi i vështirë për t’u justifikuar, pasi pajisja AR/VR Headset pritet të kushtojë rreth $3,000.