CEO i SpaceX, Tesla dhe Twitter, Elon Musk, tregon se data e lançimit të mega-raketës së parë për fluturimin në orbitë është tashmë në duart e rregullatorëve.
“Starship është gati të lançohet. Po presim aprovimin nga rregullatorët.” tregon Elon Musk përmes një postimi në Twitter gjatë ditës së diel.
Starship is ready for launch ?
Awaiting regulatory approval
— Elon Musk (@elonmusk) April 9, 2023
Disa prototipe të Starship me 3 motorë kryen disa fluturime të ndryshme në lartësi të mëdha gjatë viteve 2020 dhe 2021, mirëpo ne ende nuk kemi parë këtë raketë të ngrihet në fluturim ndërkohë që përdor motorët e fuqishëm Raptor të Super Heavy 33.
SpaceX ka punuar vazhdimisht për të bërë gati motorët Super Heavy dhe raketën Starship gati për të kryer udhëtimin e parë ndër vite drejt hapësirës, por do të duhet të presë miratimin e Federal Aviation Administration e cila po bën një rishikim të hollësishëm të sistemit, duke përfshirë këtu dhe impaktin ambiental.
Korrikun e kaluar këto rishikime të bëra nga FAA detyruan SpaceX që të përmbushte 75 kushte të paracaktuara para se të lejohej që të testonte raketën Starship. Musk mendon se të gjitha këto kushte janë përmbushur dhe se liçensa do të jepet gjatë fundit të javës së ardhshme.
Starship launch trending towards near the end of third week of April
— Elon Musk (@elonmusk) April 10, 2023
“Lançimi i Starship mund të kryhet gjatë fundit të javës së tretë të prillit.” shtoi Musk.