Federal Bureau of Investigations (FBI) ka bërë një thirrje gjatë javës së kaluar drejt të gjithë përdoruesve të smartphone-ve ku i tregon atyre për rreziqet që vijnë nga karikimi i pajisjeve në pikat publike.
Përmes një publikimi në Twitter, zyra e Denver FBI tha se karikimi në pikat publike që ndodhen në hotele, aeroporte apo qendra tregtare mund të cënojnë sigurinë e tyre duke instaluar malware në këto pajisje.
Hakera të ndryshëm kanë mësuar se si të përdorin portat publike për të instaluar software monitorimi dhe malware të ndryshëm në smartphone, siç tregon FBI. Kur ju jeni në publik, mos harroni asnjëherë që të merrni me vete karikuesin tuaj së bashku me kabllon USB, për të evituar përdorimin e portave publike USB.
Avoid using free charging stations in airports, hotels or shopping centers. Bad actors have figured out ways to use public USB ports to introduce malware and monitoring software onto devices. Carry your own charger and USB cord and use an electrical outlet instead. pic.twitter.com/9T62SYen9T
— FBI Denver (@FBIDenver) April 6, 2023
iPhone-t dhe Macs kanë një shërbim sigurie për USB që parandalon portën Lightning të përdoret për transferimin e të dhënave nëse ka kaluar një orë pa përdorur pajisjen, por kjo gjë nuk e parandalon instalimin e malëare-ve në momentin kur ju po përdoni pajisjen ndërkohë që ajo karikohet.
Nëse hakerat sulmojnë pajisjen tuaj në këtë mënyrë, ata mund të aksesojnë të dhënat tuaja private si username dhe passwords, llogaritë bankare dhe fotografitë dhe shumë informacione të tjera. E vetmja mënyrë e sigurtë për karikimin e pajisjes tuaj në ambjente publike është që të përdorni karikuesen tuaj.