Xiaomiui ka zbuluar një pjesëmarrës të ri në databazën IMEI, Xiaomi 13T Pro dhe versionin kinez të tij të quajtur Redmi K60 Ultra. Në këtë databzë zbulohen numrat identifikues të secilit model, duke na bërë të besojmë që prezantimi mund të jetë shumë afër.
Këto numra identifikues janë 23078PND5G dhe 23078RKD5C për 13T Pro dhe Redmi K60 Ultra respektivisht. Pjesa 2307 e numrit serial tregon se këto pajisje mund të prezantohen në korrik gjatë këtij viti. Duket disi e çuditshme një lançim në këtë datë, duke marrë në konsideratë se K50 Ultra u lançua në gusht gjatë vitit të kaluar.
Kurdo që të jetë prezantimi i parë i smartphone-it për tregun kinez, versioni global 13T Pro do të vijë 1 ose 2 muaj më vonë.
Raportimet më të reja tregojnë se këto smartphone do të fuqizohen nga proçesori high-end i MediaTek, Dimensity 9200, duke zëvëndësuar kështu Snapdragon 8+ Gen 1 të përdorur në gjeneratën e kaluar.