Tashmë Sony ka prezantuar katalogun e plotë të lojrave që do të shtohen në PlayStation Plus Extra dhe Premium për muajin mars.
Tchia do të jetë loja e 2-të që do të debutojë në PS Plus Extra në ditën e lançimit pas Stray. Kjo lojë duket të jetë mjaft tërheqëse, dhe ju mund të kontrolloni kafshë të ndryshme apo objekte në një mënyrë hsumë më të qetë se në lojën Prey. Për t’u qetësuar sadopak, ju mund të luani disa melodi të bukura në ukulele për të tërhequr kafshët drejt jush.
Në librarinë e lojrave në datën 21 mars do të vijë dhe Uncharted Legacy of Thieves Collection, ku janë të përfshira Uncharted 4: A Thief’s End si dhe Uncharted: The Lost Legacy (versionet e reja të bëra remastered për PS5). Nga ana tjetër, Life is Strange: True Colors dhe Life is Strange 2 do t’i bashkohen lojës origjinale Life is Strange: Before the Storm në këtë library.
Disa lojra të tjera që do të shfaqen në katalogun PS Plus Extra dhe Premium do të jenë:
- Tom Clancy’s Rainbow Six Extraction
- Ghostwire Tokyo
- Immortals Fenyx Rising
- Dragon Ball Z: Kakarot
- Street Fighter V Champion Edition
- Untitled Goose Game
- Final Fantasy Type-0 HD
- Rage 2
- Neo: The World Ends with You
- Haven
Të abonuarit në planin Premium do të fitojnë akses dhe në disa lojra të tjera më të vjetra pa asnjë kosto ekstra si Ridge Racer Type 4, Ape Escape 2 dhe Syphon Filter: Dark Mirror.
Në të njejtën kohë do të largohen nga katalogu Monster Energy Supercross – The Official Videogame 5, Override 2: Super Mech League, Danger Zone, Dungeons 2, Ghost of a Tale, The Vanishing of Ethan Carter, Velocibox, Victor Vran: Overkill Edition dhe WWE 2K22.