Gjermania po konsideron dënimin e përdorimit të komponentëve të ndryshëm të prodhuar nga Huawei dhe ZTE, të cilët janë tashmë të integruar në rrjetin e telekomunikimit. Një zëdhënës i minsitrisë së brendshme konfirmoi ditën e martë se qeveria gjermane kishte nisur një rishikim të përgjithshëm të furnizuesve teknologjikë, por shtoi se dënimet nuk janë të drejtuara në një prodhues specifik.
Qeveria gjermane ka nisur të rikonsiderojë marrëveshjet tregtare me Kinën, dhe duket se kompanitë e para që do të preken janë Huawei dhe ZTE, komponentët e të cilave përdoren gjerësisht në rrjetin telefonik 5G. Pas rishikimit, operatorëve telefonik në Gjermani mund t’i kërkohet të zëvnëdësojnë këto komponentë të integruar në rrjet, nëse verifikohet se cënohet siguria kombëtare.
“Kjo është një shenjë që tregon se qeveria gjermane po e merr seriozisht rrezikun e sigurisë kombëtare që lidhet me Kinën. Mirëpo pas kaq shumë vitesh bashkëpunim, zëvëndësimi i këtyre komponentëve do të kërkojë vite të tëra.” tha Noah Barkin, redactor menaxhues në Rhodium Group.
Kritikuesit e ZTE dhe Huawei tregojnë se lidhjet e tyre të ngushta me shërbimet e sigurisë në Pekin mund t’i japë spiunëve apo sabotuesve kinezë akses në insfrastruktura mjaft të rëndësishme.
Duke iu referuar raportimeve në median gjermane, ambasada kineze në Gjermani publikoi një deklaratë ku tregon se do të jetë shumë e mërzitur nëse merren masa të mëtejshme në këtë drejtim.