SUV luksoz Volvo XC90 ka fituar çmimin 2023 TOP SAFETY PICK+ nga Insurance Institute for Highway Safety (IIHS). Ky lajm vjen pasi IIHS forcoi kërkesat në përzgjedhjen e çmimeve TOP SAFETY PICK (TSP) dhe TOP SAFETY PICK+ (TSP+).
Kriteret e reja të vendsoura nga ky institut kërkojnë që të përmirësohet mbrojtja në aksidentet anësore, të përmirësohen sistemet e parandalimit të përplasjes së këmbësorëve si dhe eleminimi i fenerëve ndriçues nën nivelin e caktuar.
Si një pjesë e vizionit të Volvo Cars ku tregohet se askush nuk duhet të dëmtohet seriozisht apo të vritet nga një makinë e re Volvo, kompania ka vendosur sigurinë në qendër të të gjithë aktivitetit të saj. “Volvo XC90 vazhdon të tregojë, vit pas viti, se është ndër makinat më të sigurta në rrugë,” tha Åsa Haglund, drejtues i Volvo Cars Safety Centre.
Ndryshimi më i madh në kritere vjen me ndryshimin e mënyrës origjinale të testimit të aksidentit anësor nga IIHS. Në testin e përmirësuar parashikohet një energji 82% më e madhe dhe kërkon që makinat të arrijnë një vlerësim të pranueshëm ose të mirë për kualifikimin TSP, ndërkohë që për kualifikimin TSP+ nevojitet një vlerësim i mirë.
Që të dyja modelet, si ajo hibride (XC90) si dhe plug-in hybrid (XC90 Recharge) arritën të merrnin kualifikimin TSP+. Përveç sigurisë që ka fituar çmime të ndryshme, XC90 Recharge ofron lëvizje tërësisht elektrike për 73 km (WLTP) në modalitetin Pure. Volvo Cars është përqëndruar gjithashtu dhe në qëndrueshmërinë e produkteve të saj, dhe ka prezantuar planet për të shitur vetëm makina tërësisht elektrike duke nisur nga viti 2030 si dhe të shndërrohet në një kompani neutrale për sa i përket emëtimit të karbonit në vitin 2040.