WhatsApp njihet nga përdoruesit si një aplikacion që ofron një eksperiencë mjaft të mirë për komunikimin me miqtë si dhe shpërndarjen e fotografive, videove apo dokumenteve. Gjatë kohëve të fundit WhatsApp është munduar t’ia lehtësojë punën të gjithë përdoruesve të cilët hasnin vështirësi në shpërndarjen e dokumenteve të mëdha.
Sipas WABetaInfo, në platformë do të shtohet shërbimi i ri i cili do të lejojë shpërndarjen e dokumenteve të mëdha deri në 2GB. Momentalisht ky shërbim po testohet nga përdoruesit e versionit beta 2.23.5.11 të aplikacionit dhe më pas pritet që ky shërbim të vijë drejt të gjithë përdoruesve.
Një gjë e tillë lajmërohet nga baneri i ri që shfaqet në document explorer, ku lexohet: “Risi! Shpërndani dokumente dhe përmbajtje me madhësi deri në 2GB.”
Në këtë mënyrë do ta keni shumë herë më të thjeshtë për të shpërndarë dokumente të mëdha me miqtë tuaj.