Parodia e Tumblr për verifikimin kundrejt pagesës në platformë ka bërë që fitimet të rriten me 125% në iOS që nga muaji nëntor. Kompania e drejtuar tashmë nga Automattic që nga blerja në vitin 2019, lançoi këtë shërbim si një kundërpërgjigjje ndaj Twitter, duke bërë që përdoruesit e verifikuar në platformë të kishin dy ikona verifikimi blu njëra pas tjetrës.
Në të vërtetë, ajo që nisi si një parodi, ka bërë që përfitimet e platformës të rriten ndjeshëm. Kishte përdorues të ndryshëm në Tumblr që ishin të gatshëm të paguanin për një shërbim të tillë duke ndjekur këtë shaka. Në këtë platformë duket se shndërrohen në trend shërbimet “tallëse”, pasi në një moment të caktuar Tumblr po gjeneronte më tepër para nga një shërbim me pagesë që dërgonte gaforre të animuara që kërcenin në dashboard se plani i fokusuar për krijuesit Post+.
Sipas të dhënave të grumbulluara nga kompania Sensor Tower, tregohet se përdoruesit në iOS kanë rritur shpenzimet e tyre në aplikacionin Tumblr, duke arritur në një fitim total prej $263,000 që nga nëntori i vitit të kaluar. Dhe pse kjo shifër nuk është kaq e madhe, përfaqëson një rritje me 125% në krahasim me 3 mujorin e mëparshëm.
Rritja e fitimeve në këtë platformë mund të ketë arritur dhe falë përdoruesve të rinj që u larguan nga Twitter në momentin e blerjes së saj nga Elon Musk.