Dhjetorin e kaluar, WhatsApp prezantoi mbështetjen e shërbimin picture-in-picture për video-telefonatat në iPhone, që fillimisht ishte i aksesueshëm nga testuesit e versioneve beta, mirëpo tani ky shërbim është i pranishëm për të gjithë përdoruesit në mbarë botën që përdorin një iPhone me version iOS mbi 12.0.
Picture-in-picture lejon përdoruesit të shfrytëzojnë një dritare të vogël gjatë video-telefonatave ndërkohë që navigojnë pa ndërprerë telefonatën në smartphone-in e tyre. Ju duhet të instaloni versionin 23.3.77 të aplikacionit WhatsApp për të fituar këtë shërbim.
Megjithatë në këtë version të aplikacionit vjen dhe një risi që ju lejon të shtoni një caption kur shpërndani dokumente. Përshkrimi i në grupe tashmë lejon më tepër karaktere, duke e bërë më të thjeshtë që ju të shpjegoni një temë të caktuar drejt anëtarëve të grupit.
Gjithashtu ju do të keni mundësinë të krijoni avatars të personalizuar dhe t’i përdorni ato si foto profili apo stickers. Mjafton të shkoni në Settings > Avatars për t’i aktivizuar.