Turnitin ka zhvilluar një software i cili arrin të zbulojë nëse një student ka përdorur një AI chatbot, si përshembull ChatGPT, për të krijuar esenë e tyre. Ky software ka si qëllim zgjidhjen e problemit që është gjithnjë e më tepër në rritje të përdorimit të inteligjencës artificiale për të zgjidhur detyrat e studentëve.
David Adamson, një shkencëtar AI, ka shpjeguar se si Turnitin mund të zbulojë nëse një ese është e shkruar nga chatbots. Ai vendos të krijojë një ese në ChatGPT dhe të bëjë editime për të mashtruar Turnitin, megjithatë shërbimi arriti të zbulojë se nga 43 fjalitë që gjendeshin në ese, 22 ishin të shkruara nga ChatGPT.
Turnitin po shpreson që të prezantojë versionin final të këtij shërbimi por është ende në fazën testuese. “Modeli ynë është trajnuar specifikisht me shkrimet akademike që gjenden në një databazë gjithëpërfshirëse, në vend që të bazohet vetëm në materialet e publikuara online. Prandaj Turnitin është më i aftë që zbulojë rastet e “mashtrimeve” nga ana e studentëve.”
Në shumë universitete në mbarë botën përdorimi i teksteve të gjeneruara nga AI në detyrat e tyre konsiderohet si një shkelje akademike. Bournemouth University publikoi një deklaratë ku i tregonte studentëve se nëse një pjesë apo e gjithë eseja zbulohej se ishte krijuar nga një AI software, do të merreshin masa nga ana e stafit.