Vivo X90 Pro u lançua gjatë nëntorit të kaluar në tregun e Kinës, mirëpo tashmë sapo është lajmëruar se pajisja do të vijë dhe në tregun ndërkombëtar. Ky smartphone është përdoruesi më i ri i sensorit 1 inç 50MP IMX989 të zhvilluar nga Sony. Së bashku me Vivo X90 Pro do të vijë dhe versioni jo-pro X90.
Megjithatë ende nuk është bërë e ditur data ekzakte se kur këto smartphone do të prezantohen në tregun ndërkombëtar. Si fillim, smartphone-t do të lançohen në Malajzi me çmimin $1,174 për versionin Pro dhe $869 për versionin jo-pro.
Lançimi në këtë treg i Vivo X90 Pro është terpër i rëndësishëm, pasi dhe pse nuk është smartphone-i i parë që përdor sensorin 1 inç, mund të përfitojë nga mungesa në tregun ndërkombëtar e Xiaomi 12S Ultra dhe Xiaomi 13 Pro, që përdorin të njejtin sensor.
Vivo pritet të sjellë X90 Pro në tregjet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Italisë, Spanjës, Polonisë, Çekisë, Austrisë, Rumanisë, Kroacisë, Sllovenisë, Greqisë dhe Serbisë. Shpresojmë që një smartphone i tillë me një kamera kaq të avancuar të vijë dhe në tregun shqiptar.
Cilësia e lartë e kameras nuk mundësohet vetëm nga madhësia e sensorit, por edhe nga proçesori i personalizuar V2 që Vivo ka zhvilluar, i cili mundëson fotografi më të qarta në ambiente të errëta dhe imazhe HDR me ndriçim më natyral.