Seria Galaxy S23 nga Samsung sapo është prezantuar, dhe të 3 modelet janë të fuqizuar nga i njejti proçesor, Snapdragon 8 Gen 2 për Galaxy. Mirëpo cilat janë aftësitë që e bëjnë të veçantë këtë proçesor nga Snapdragon 8 Gen 2 të përdorur në smartphone-t e tjerë?
Qualcomm prezantoi Snapdragon 8 Gen 2 për Galaxy në të njejtën kohë kur seria S23 u prezantua. Ky proçesor është një version i modifikuar i Snapdragon 8 Gen 2 që u prezantua gjatë vitit të kaluar, që vjen “me një performancë mjaft të përmirësuar, duke e bërë atë Snapdragon më të shpejtë të prezantuar deri më sot” sipas Qualcomm.
Diferenca e parë midis versionit të rregullt dhe versionit të modifikuar për Galaxy S23 është shpejtësia maksimale e CPU – proçesori normal ka shpejtësi maksimale deri në 3.2 GHz në “Prime core”, ndërkohë që proçesori për Galaxy arrin deri në 3.36 GHz.
Edhe GPU është përmirësuar si nga ana e performancës dhe nga ana e efiçiencës së energjisë në krahasim me versionin e rregullt Snapdragon 8 Gen 2, dhe pse ende nuk kemi specifika të detajuara.
Qualcomm përmendi dhe disa shërbime të tjera gjatë deklaratës së saj për shtyp, mirëpo asnjëra prej tyre nuk është ekskluzive për proçesorin e dizenjuar për Galaxy, si përshembull “Cognitive ISP” për përmirësimin e imazheve të shkrepura nga kamera selfie.