Të gjithë përdoruesit e smartphone-ve do të kishin dëshirë që të karikonin smartphone-in e tyre sa më pak herë të jetë e mundur. Mirëpo aplikacionet që ne përdorim në këto pajisje po e shkarkojnë baterinw dhe në momentin kur ne nuk i përdorim.
Më poshtë do të mund të shikoni një listë me aplikacionet që shpenzojnë më tepër energji në smartphone-in që ju përdorni:
- Fitbit
- Uber
- Skype
- Airbnb
- Tinder
- Bumble
- Snapchat
pCloud është organizata që ka grumbulluar këto informacione, duke treguar se si këto aplikacione kaq të përdorura nga të gjithë ne po ndikojnë në baterinë e smartphone-ve. Për aplikacionet që ju nuk i përdorni shumë shpesh, do të ishte e përshtatshme të limitoni funksionimin e tyre në sfond.
Kjo gjë mund të bëhet për sa kohë ju nuk e keni problem që të mos merrni njoftime nga aplikacionet, pasi në shërbimet si WhatsApp, Facebook apo Instagram, nëse do të limitoni aktivitetin në sfond, nuk do të merrni më njoftime dhe gjithçka do të rifreskohet në momentin që ju hapni aplikacionin.
Për të limituar aktivitetin në sfond duhet të shkoni në Settings > Battery > Advanced Settings > Optimize Battery Use dhe të zgjidhni Don’t Optimize për aplikacionet e përzgjedhura.