Google ka krijuar një sistem të ri AI mjaft interesant që mund të krijojë muzikë nga çdo zhanër në bazë të përshkrimeve që përdoruesit japin nëpërmjet tekstit. Mirëpo kompania nuk ka në plan ta publikojë këtë shërbim.
Kjo nuk është hera e parë që kompani të ndryshme mundohen të përdorin fuqinë e AI për të gjeneruar këngë. Më parë janë krijuar Riffusion, një AI që kompozon muzikë, si dhe Dance Diffusion, Jukebox nga OpenAI si dhe AudioML nga Google.
Mirëpo produkti i ri MusicLM i Google ka të gjitha aftësitë teknologjike dhe të dhënat e nevojshme për të prodhuar këngë komplekse në kompozim dhe me cilësi të lartë. Në një revistë akademike përshkruhet se MusicLM është trajnuar nga një grup të dhënash 280,000 orë të gjata për të mësuar se si mund të krijohen këngë koherente në bazë të përshkrimeve “disi komplekse”.
Është e vështirë për të përcaktuar se cili sa të bukura këto këngë janë, pasi në të nuk gjenden këngëtarë apo instrumentalistë.
Ky regjistrim 30 sekondësh u krijua në bazë të përshkrimit “sjell ndjesinë e humbjes në hapësirë”. Ndërkohë që regjistrimi tjetër është “kolona zanore kryesore e një loje arcade”.
Gjithashtu MusicLM mund të gjenerojë muzikë në bazë të kombinimeve të fotografive me përshkrime, ose të krijojë një audio të luajtur nga një objekt muzikor specifik në një zhanër specifik.