Përshtatja e HBO për The Last of Us po tërheq gjithnjë e më tepër ndjekës, mirëpo kjo gjë nuk ka ndaluar fansat që të presin me padurim të mësojnë se cila do të jetë aventura e rradhës pas The Last of Us Part 2.
Gjatë një deklarate për shtyp rreth këtij shoë, regjizori Neil Druckmann dha një lajm të keq për të gjithë fansat, ku tregoi se Part 3 mund të mos krijohet.
“Ne jemi tepër të privilegjuar që publikuesi ynë është Sony. Ata na kanë mbështetur në çdo hap të rrugës duke ndjekur pasionin tonë – gjë që tregon se ne nuk e kemi të detyrueshme të krijojmë një Part 3 të kësaj historie vetëm duke u bazuar në suksesin e serisë paraardhëse. Me The Last of Us, ne e kemi në dorë të veprojmë si të dëshirojmë.”
Sigurisht kjo deklaratë nuk tregon me 100% siguri se nuk do të ketë një Part 3 të kësaj historie. Druckmann tregoi se ekipi po mendon për histori të tjera gjatë gjithë kohës dhe shpreson që të gjejnë diçka të veçantë. Mirëpo deri sa ky ekip të gjejë historinë perfekte, fansat do të duhet të presin.
“Proçesi vazhdon të mbetet i njejtë si në krijimin e Part 2. Nëse ne do të mund të gjejmë një histori bindëse që ka një mesazh universal si në lojën e parë dhe të dytë, do ta tregojmë këtë histori. Nëse ne nuk e gjejmë një histori të tillë, fundi i Part 2 do të jetë dhe fundi i serisë.” shtoi Druckmann.