A keni menduar ndonjëherë se çfarë smartphone-i përdorin njerëzit shumë të pasur? Në rastin e Bill Gates sapo kemi mësuar se cili është smartphone-i që ai përdor në përditshmërinë e tij, dhe nuk është një iPhone.
Bill Gates vendosi të merrte pjesë për herë të 11-të në një ndër seritë më të famshme në Reddit “Ask me Anything“. Natyrisht, njerëzit bënë shumë pyetje të lidhura me teknologjinë për bashkë-themeluesin e Microsoft, duke përfshirë këtu dhe një pyetje në lidhje me smartphone-in që përdorte.
Bill Gates u përgjigj se smartphone-i që ai përdorte çdo ditë ishte Galaxy Z Fold 4, e cila iu dha atij si një dhuratë nga CEO i Samsung, Jay Y. Lee. Më pas ai tregon se si përdor shumë software nga Microsoft në këtë pajisje. Në fund Bill Gates shtoi se e pëlqen mënyrën se si Z Fold eleminon nevojën për një tablet.
Mirëpo Microsft prodhon gjithashtu një produkt të ngjashëm me Galaxy Z Fold 4, të quajtur Microsoft Surface Duo. Përse Bill Gates nuk përdor këtë produkt?
Surface Duo nuk përdor një ekran të pandërprerë, por përbëhet nga 2 ekrane në pjesën e brendshme të cilat mund të përdoren për multitasking. Për fat të keq deri më tani kjo pajisje nuk ka patur një optimizim të mirë të aplikacioneve ndaj këtij formati.
Megjithatë gjithçka pritet të ndryshojë me prezantimin e versionit të ri të Surface Duo, që do të shndërrojë atë në një pajisje të vërtetë të palosshme.