Drejtuesja e Bordit të Sigurisë së Transportit Kombëtar, Jennifer Homedy, shfaqi gjatë ditës së mërkurë shqetësimet që bordi kishte mbi rreziqet e sigurisë që makinat e rënda elektrike sjellin në rast aksidentesh me makina të tjera më të lehta.
Homedy tregoi se një makinë elektrike si GMC Hummer peshon rreth 4,000 kg, ndërkohë që vetëm bateria peshon rreth 1,3000 kg – sa pesha totale e një makine normale Honda Civic.
“Unë jam e shqetësuar rreth rriskut të lartë të dëmtimeve të rënda dhe vdekjeve të të gjithë përdoruesve të rrugëve nga makinat që po bëhen më të rënda, më të mëdha, më të fuqishme, duke përfshirë këtu dhe makinat elektrike.” tregoi Homedy.
Zakonisht pesha më e madhe e makinave elektrike vjen nga madhësia e baterisë që gjendet në to. Për të bërë të mundur që një makinë të funksionojë deri në 480km me një karikim, duhet që bateria e makinave të ketë kapacitet të lartë. Gjithashtu ekziston një ndryshim midis makinave elektrike dhe atyre me djegie të brendshme, pasi ato elektrike fuqizojnë menjëherë rrotat e makinës duke bërë që makina të ketë një nisje shumë më të shpejtë se mjetet me djegie të brendshme.
“Ne duhet të tregohemi të kujdesshëm që të mos krijojmë pasoja të paqëllimta: më tepër vdekje në rrugët tona. Siguria, sidomos kur vjen puna tek transportimi dhe teknologjitë e reja, nuk mund të anashkalohet.”