Dell po përgatitet të prezantojë një monitor të ri i cili pritet të rivalizojë Pro Display XDR të Apple. Ky produkt do të quhet UltraSharp Display dhe vjen me madhësi 32” dhe rezolucion 6K.
Monitroi i ri “që do të trondisë tregun” do të jetë një ndër produktet që Dell do të prezantojë gjatë eventit teknologjik CES. Ai është monitori i vetëm në botë që ofron rezolucionin 6K ndërkohë që përdor teknologjinë ISP Black për panelin. Kjo gjë do të bëjë të mundur shfaqjen e “kontrastit të lartë dhe ngjyrave të zeza më të thella”.
Nëpërmjet specifikave bëhet e ditur se ekrani ka rezolucion 6,133 x 3,456 pixel (221PPI), i cili është pak më i lartë se ai i Pro Display XDR.
Në pjesën e pasme të këtij monitori do të gjenden disa porta të ndryshme, ku përfshihen portat Thunderbolt 4, USB-A, Ethernet, HDMI dhe DP 2.1. Mirëpo para ekranit do të gjenden gjithashtu dhe 2 porta USB-C dhe një USB-A, të cilat mund të aksesohen më lehtë.
Ndryshe nga Pro Display XDR, monitori i Dell ka të përfshirë një mbajtëse për ekranin që mund të rrotullohet, të ngrihet apo ulet si dhe të ndryshojë këndin e pjerrësisë. Kamera në UltraSharp Display ka rezolucion 4K dhe përdor AI për të përmirësuar kualitetin e fotografive.
Çmimi do të bëhet i ditur më vonë gjatë CES 2023.