Shkencëtarët janë në garë me kohën për të perfeksionuar një proçes që transformon mëlçinë e derrave në oragen humane, gjë që mund të shpëtojë jetën e 105,000 njerëzve që po presin transplantimin. Një ekip studiuesish në laboratorin Miromatrix po punon në një metodë të re që largon të gjitha qelizat e kafshëve nga organi, duke lënë pas një strukturë elastike.
Më pas në këtë strukturë futen qelizat e mëlçisë njerëzore, të cilat rinisin funksionet e organit. Miromatrix ka planifikuar të nisë testimin e parë tek njerëzit në vitin 2023, përmes një eksperimenti jashtë trupit të pacientit, mirëpo gjithçka varet nga aprovimi i Food and drug Administration.
Eksperimenti ka si qëllim vendosjen e mëlçisë së shndërruar të derrit jashtë trupit të njeriut, e cila do të shikohet në rast se kryen fuksionin e filtrimit të gjakut. Nëse zbulohet se kjo metodë jep rezultat, atëherë do të jetë një hap tepër i rëndësishëm.
“Kjo gjë mund të duket si fantashkencë, por duhet të nisë nga diku.” tha Dr Sander Florman i cili punon në një ndër spitalet e pakta që po përgatiten për kryerjen e këtij transplanti.
Jeff Ross, CEO i Miromatrix tha: “Ne e rirrisim këtë organ në mënyrë që trupat e njerëzve të mos e shikojnë atë si një organ që vjen nga derri.”
Heqja e qelizave të derrit dhe injektimi i qelizave të njerëzve në këto mëlçi do të bëjë të mundur dhe shmangien e “refuzimit” të organit nga trupi si dhe shmangjen e zhvillimit të viruseve të kafshëve.