Amazon ka nisur dorëzimin e pakove nëpërmjet dronëve në Kaliforni dhe Teksas, përmes shërbimit të quajtur Amazon Prime Air.
Në gusht të këtij viti kompania arriti të marrë aprovimin nga Federal Aviation Administration për përdorimin e dronëve të cilët bëjnë të mundur dorëzimin e pakove. Pesha maksimale e produkteve që mund të transportohen përmes Amazon Prime Air është 2.2 kg, dhe Amazon tregon se kjo peshë është e mjaftueshme pasi 85% e dërgesave të saj janë nën këtë peshë.
Rezidentët në dy shtetet mund të regjistrohen për të përfituar nga ky shërbim, dhe Amazon më pas do të konfirmojë nëse kompania mund të dërgojë produktin në adresën e përdoruesve nëpërmjet dronëve.
“Droni do të fluturojë drejt vendndodhjes së përdoruesve, do të ulet në oborrin e tyre dhe më pas do të lëshojë pakon, duke u ngritur sërisht në fluturim.”
Fillimisht teknologjia e dorëzimit nëpërmjet dronëve do të fillojë në zonën e Lockeford, një fshati rural me 3,500 rezidentë, gjë që do të lehtësojë shumë pilotimin e këtyre dronëve.
“Qëllimi ynë është të prezantojmë dronët tanë në qiej me sigurinë më të madhe. Ne kemi nisur me këto komunitete më të vogla dhe më pas do të zgjerohemi me kalimin e kohës.” tha Natalie Banke, zëdhënëse e Amazon Air.