Siç raportohet nga Businesswire, Gjermania ka hartuar një projekt të ri ku për herë të parë do të përdoret teknologjia wireless për karikimin e makinave elektrike. Kjo iniciativë do të bëjë të mundur karikimin e një autobuzi elektrik i cili po udhëton në drejtim të qytetit dhe jo vetëm, duke rritur kështu mundësinë e përdorimit të pajisjeve elektrike.
Electreon është një kompani e cila merret me prodhimin e produkteve që mundësojnë karikimin wireless të makinave elektrike. Teknologjia induktive e kësaj kompanie ka fituar çmime të ndryshme si zgjidhja më miqësore me mjedisin dhe më tërheqëse për karikimin e pajisjeve elektronike.
Kur rruga në Gjermani të ketë përfunduar së ndërtuari, teknologjia e Electreon do të mundësojë karikimin e makinave elektrike ndërkohë që ato lëvizin për të reduktuar nevojën për një kapacitet sa më të lartë të baterisë dhe duke eleminuar “frikën e përfundimit të baterisë”. Në bashkëpunim me EnBW, Electreon do të vendosë një sistem karikimi elektrik të gjatë 1 kilometër një pjesë të rrugës.
Fillimisht teknologjia do të prezantohet në qytetin e Balingen, ku do të testohet rruga prej 400 metrash me 2 stacione karikimi. Në fazën e dytë, do të shtohen 600 metra të tjera për të rritur gjatësinë e “rrugës elektrike”.
Si pjesë e marrëveshjes, Electreon do të fitojë $3.4 milionë për vendosjen e 2 stacioneve të karikimit dhe sistemit të karikimit wireless në rrugë.
Sa mendoni se do të kushtone në Shqipëri ndërtimi i një rruge të tillë?