Satya Nadella mendon për të rritur kompaninë që drejton gjithnjë e më tepër. CEO i Microsoft fitoi këtë pozicion në 2014, dhe që nga ajo kohë ai ka kryer disa blerje me shifra marramendëse.
Gjithçka filloi me blerjen prej $2.5 miliadë të kompanisë që krijoi Minecraft, Mojang. Më vonë Microsoft finalizoi blerjen e LinkedIn për $26 miliardë dhe zhvilluesin e softëare për inteligjencën artificiale Nuance për $20 miliardë. Activision Blizzard është prurja më e re në kompani (dhe më e shtrenjta), blerja e së cilës i kushtoi kompanisë $69 miliardë.
Aktualisht Microsoft po lufton me rregullatorët për të lejuar finalizimin e blerjes së Activision dhe për ta vendosur atë në të njejtën hapësirë me Xbox. Mirëpo nga ana tjetër, Nadella po përgatitet për të bërë një ofertë strategjike për blerjen e Netflix.
Të dyja kompanitë janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, pasi Netflix zgjodhi Microsoft si partner në reklamimin që bëhet në planin më të lirë të abonimit. Presidenti i Microsoft, Brad Smith, ka gjithashtu karrigen e tij në bordin e Netflix. Pjesë e marrëveshjes me Netflix do të jetë dëshira e Microsoft për të ofruar një shërbim streaming për video-lojrat në pajisje të ndryshme.
Me një vlerë në treg rreth 13 herë më të madhe se Netflix, Microsoft ka të gjitha aftësitë financiare për të finalizuar këtë marrëveshje.