PlayStation ka nisur shpërndarjen e statistikave Wrapped-Up 2022 për të gjithë përdoruesit e PS4 dhe PS5. Nga dita e djeshme deri në datën 13 janar 2023, përdoruesit mund të regjistrohen në adresën e Wrapped-Up në PlayStation dhe të shikojnë se sa orë kanë shpenzuar duke luajtur këtë vit, cila ka qenë loja e tyre e preferuar e shumë detaje të tjera.
Ky shërbim është mjaft i ngjashëm me Spotify Wrapped, pasi ofron disa informacione kryesore në formën e një kartoline që mund të shpërndahet në rrjetet sociale. Ju do të keni mundësinë të shikoni se sa orë keni luajtur lojra përgjatë një viti, çfarë lojrash keni luajtur, sa trofe keni fituar dhe sa lojra PS Plus keni luajtur.
More details: https://t.co/F9S1yO0hft pic.twitter.com/1NFrCBzdVk
— PlayStation (@PlayStation) December 13, 2022
Sigurisht, në anën e djathtë do të shfaqet dhe loja juaj e preferuar e këtij viti, që bazohet në shumën e orëve të shpenzuara në të. Gjithashtu PlayStation do të tregojë dhe përqindjen e kohës totale që keni shpenzuar në lojën tuaj të preferuar.
Këtë vit, Sony ka vendosur të shtojë një bonus në PlayStation Wrap-Up. Sapo të përfundoni shikimin e këtyre statistikave, ju do të pajiseni me një kupon për të përfituar një nga 6 avatarët Astro Bot, në varësi të statistikave tuaja.