Kriptomonedha më e famshme në të gjithë botën, Bitcoin, është duke u zhvlerësuar vazhdimisht me kalimin e ditëve. Këto deklarata vijnë nga drejtori i përgjithshëm i Bankës Qendrore Evropiane dhe këshilltari i tij. Përmes një publikimi në blog, dyshja vuri në pyetje rëndësinë e Bitcoin si një formë valutë alternative dhe vlerën që ka sjellë për shoqerinë deri më tani.
Këto komente vijnë në një kohë ku industria e kriptomonedhave po përballet me një valë negative që nga kolapsimi i FTX. Pas kësaj ndodhie vlera e 1 bitcoin ra nën $16,000, një diferencë mjaft e madhe me shifrën $64,000 që vlerësohej para 1 viti.
Në blog përmendet origjina e Bitcoin dhe se si ky koncept u reklamua si një monedhë dixhitale e decentralizuar. Ekspertët tregojnë se transaksionet e Bitcoin janë tepër të ngadalta, të shtrenjta dhe të vështira. Dhe pse biznese të ndryshme kanë nisur të pranojnë blerjen nëpërmjet kriptomonedhave, ende nuk është arritur një nivel i konsiderueshëm i përdorimit.
Ekspertët shtojnë se vlera e Bitcoin është tërësisht e bazuar në spekulime.
Deklaratat se kriptomonedhat nuk janë më të rëndësishme mund të duket një absurditet, pasi shumë shtete të ndryshme po fillojnë të rregullojnë tregun e kriptomonedhave.