Fundi i vitit mezi pritet nga të gjithë përdoruesit e Spotify për shkak të Spotify Wrapped, shërbimi që bën një përmbledhje vjetore të të gjithë këngëve që keni dëgjuar më tepër gjatë vitit.
Këtu ju mund të shikoni statistika mbi artistin, këngët apo dhe zhanret e muzikës që keni dëgjuar më tepër. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të kuptuar se cilat këngë ju kanë shoqëruar gjatë vitit dhe ju mund të shpërndani shijet muzikore me miqtë tuaj.
Për të shikuar këto statistika mjafton të keni një adresë falas ose premium në Spotify.
Ku mund ta gjeni Spotify Wrapped 2022
Rezultatet e Wrapped 2022 mund të shikohen vetëm në aplikacionin e Spotify në iPhone, iPad apo Android. Ju do të shikoni një tabelë të madhe në home page që shkruan “Your 2022 Wrapped is ready!”
Klikoni mbi të.
Tashmë do të happen një karusel me karta të ngjashme me Instagram Stories. Muzika do të fillojë të luajë, ndërkohë që ju kaloni nga një faqje në tjetrën. Ju mund të klikoni në pjesën e majtë ose të djathtë të ekranit për të shkuar para dhe pas në Stories.
Në pjesën e poshtme të çdo faqeje do të shfaqet një opsion “Share This Story”, të cilën mund ta përdorni për të shpërndarë shijet tuaja muzikore me miqtë në rrjetet sociale.
Një tjetër playlist që do të pëlqeni të shikoni është “Your Top Songs 2022”, ku do të gjeni shumë këngë të ndryshme.